‘Kanceri më sfidoi, por jo sa politika’, Rrëfimi i Mimoza Kusarit: Si zbulova tumorin në gji gjatë një kontrolli rutinë

‘Kanceri më sfidoi, por jo sa politika’, Rrëfimi i Mimoza Kusarit: Si zbulova tumorin në gji gjatë një kontrolli rutinë

Politikania nga Kosova, Mimoza Kusari-Lila, ka ndarë rrëfimin e saj personal në emisionin Top Story, ku tregoi se si zbuloi se kishte një tumor në gji. Ajo tha se gjithçka nisi gjatë një kontrolli rutinë, që e kryen çdo vit. “Pas kontrolleve, zbulova se kisha një tumor 1 cm,” tregoi Kusari-Lila, duke shtuar se pas ndërhyrjes kirurgjikale iu nënshtrua edhe trajtimit me rreze. Deputetja u shpreh se momenti kur u diagnostikua me kancer përkoi me periudhën më të ashpër të sulmeve politike ndaj saj në Kosovë. “Kur u diagnostifikova me kancer, kam qenë në kulmin e sulmeve politike. Por ballafaqimi im personal, momenti kur e kuptova që kam kancer, ka qenë pjesa më e lehtë në raport me pjesën e jashtme. Thoja: qelizat malinje të...