Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Sanksionet amerikane, Vuçiç “i lutet”: Mos na ndëshkoni sërish, nuk jam komunist
Sanksionet amerikane kanë tronditur presidentin serb, Aleksandër Vuçiç. Gjatë një vizite zyrtare në Uzbekistan, Vuçiç tha se e ka kuptuar tashmë mesazhin e qartë nga Shtetet e Bashkuara dhe shtoi se nuk është gati të bëjë asnjë kompromis për industrinë e naftës NIS, shumica në pronësi të Rusisë. “Imagjinoni mua duke dalë dhe duke thënë se po i kërkojmë qeverisë amerikane të bëjë këtë dhe atë… Faleminderit shumë, partnerë të dashur, për të gjitha këto. Meqenëse jetojmë në një botë realiteti, jo drejtësie, është e imja të them se e kuptuam atë mesazh. Unë nuk mashtrova askënd dhe thashë se amerikanët do të ishin të palëkundur. Ata donin të më bënin të thoja ‘shpëtuam edhe një muaj tjetër’ dhe se “patjetër që do të shtetëzonim...