Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Kthjellime dhe alternime vranësirash gjatë ditës së sotme, rriten lehtë temperaturat
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash, kryesisht në relievet malore të vendit. Sipas SHMU-së, era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 7m/s, në bregdet dhe lugina hera-herës do të arrijë deri në 15m/s. Deti do të jetë me valëzim të forcës 2-3 ballë. Temperaturat minimale regjistrohen në vlerën 5 gradë celcius, ndërsa ato maksimale në vlerën 25 gradë celcius.