Sot Kuvend! Në rend dite nisma e PD për shkarkimin e Peleshit, raportojnë disa institucione

Sot Kuvend! Në rend dite nisma e PD për shkarkimin e Peleshit, raportojnë disa institucione

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet dy herë gjatë ditës së sotme 30 tetor, me një agjendë të ngarkuar që nis me debatet politike dhe vijon me raportime institucionale. Në orën 10:00, deputetët do të shqyrtojnë kërkesën e opozitës për shkarkimin nga detyra të kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi. Seanca pritet të jetë e tensionuar, pasi do të prezantohen raportet përkatëse të Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste. Opozita ka depozituar një dokument ku rendit pesë shkelje të rënda të rregullores parlamentare, që sipas saj janë kryer nga Peleshi. Demokratët përqendrojnë akuzat në dy seanca të shtatorit, atë të datës 16 dhe të 18, kur u ndryshua rregullorja e Kuvendit për rritjen e numrit të komisioneve të përhershme nga 8 në 11, si dhe kur nuk...