Justin Bieber: Të mendosh për dikë tjetër është njësoj si të tradhtosh

Justin Bieber: Të mendosh për dikë tjetër është njësoj si të tradhtosh

Këngëtari kanadez dhe fituesi i çmimit “Grammy”, Justin Bieber, ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale pas një diskutimi të bërë gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë në Twitch, ku foli për mënyrën se si ai e koncepton tradhtinë në martesë. Gjatë bisedës, Bieber tha se për të, edhe një mendim i dëshirueshëm për një person tjetër mund të konsiderohet si formë tradhtie, duke e krahasuar me një veprim të vërtetë jashtëmartesë. “Nëse mendon me dëshirë për dikë tjetër, është njësoj si të veprosh me të,” – tha këngëtari. Ai vazhdoi duke bërë një krahasim filozofik: “Ashtu si të ndihesh me zemërim ndaj dikujt është si të kryesh një akt dhune ndaj tij, edhe dëshira për dikë tjetër është tradhti ndaj partnerit tënd.” Deklaratat e...