E rëndë në Itali/ Shqiptari goditet nga rryma elektrike në vendin e punës, ndërron jetë

E rëndë në Itali/ Shqiptari goditet nga rryma elektrike në vendin e punës, ndërron jetë

Një 67-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Itali. Viktima është Limos Allushaj, 67 vjeç. Ai humbi jetën gjatë një aksidenti në vendin e punës. Allushaj u godit nga rryma elektrike, ndërsa po punonte në punime ndërtimi në Via Vecchia Frigole. Mediat italiane shkruajnë se ai po drejtonte një pompë për përzierjen e çimentos, për ndërtimin e një muri me gurë. Për shkak të një funksionimi të pasaktë, krahu i përzierjes goditi linjat e tensionit të lartë të energjisë. Punëtori shqiptar u godit nga një goditje e fortë elektrike. Bluzat e bardha tentuan ta shpëtonin, por si pasojë e goditjes së fortë elektrike ai humbi jetën. Autoritetet italiane po hetojnë më shumë mbi ngjarjen e rëndë.