Zelensky: Situata në qytetin Kupyansk është e vështirë, por e kemi nën kontroll

Zelensky: Situata në qytetin Kupyansk është e vështirë, por e kemi nën kontroll

Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky, ka deklaruar se situata në qytetin Kupyansk është e vështirë pas sulmeve nga Rusia, por është nën kontroll. “Situata në Kupyansk mbetet e vështirë. Por mbrojtësit ukrainas tani e kanë në kontrol’, kjo u raportua nga RBC-Ukrainë, duke cituar fjalimin e mbrëmjes të Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky. Ai njoftoi se kishte zhvilluar diskutime të thella me Komandantin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës, Oleksandr Syrsky, dhe Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës, Andriy Khnatov, mbi situatën në front. /vizionplus.tv