Skandal i mundshëm në Fier/ Tenderi i Spitalit “Memorial” shkon sërish te kompania e njohur

Skandal i mundshëm në Fier/ Tenderi i Spitalit “Memorial” shkon sërish te kompania e njohur

Një tjetër tender me aromë abuzimi duket se ka kaluar “pa zhurmë” në Spitalin Rajonal “Memorial” të Fierit. Bëhet fjalë për procedurën me objekt “Blerje materiale për DSA dhe Trombektomi”, me numër reference REF-60756-09-09-2025, me një fond limit prej 115,625,291.67 lekësh pa TVSH, ose rreth 1.4 miliardë lekë të vjetra me TVSH. Fitues i shpallur është “O.E.S Distrimed”, kompani në pronësi të Orjada Jaho dhe Ermal Rizaj, e cila ka ofruar një vlerë prej 115,463,540 lekësh pa TVSH. Kjo përbën 99.86% të fondit limit, një shifër që ngre serioze dyshime për mungesë gare reale dhe për një fitues të mundshëm të paracaktuar. Nga hulumtimi i bërë, rezulton se në këtë tender kanë marrë pjesë vetëm dy kompani, por vetëm “O.E.S Distrimed” ka dorëzuar një ofertë...