Liqeni Artificial i “sëmurë”, ndotje nga tetë drejtime

Liqeni Artificial i “sëmurë”, ndotje nga tetë drejtime

KLSH, në një raport të hollësishëm mbi ndotjen e Liqenit Artificial në Tiranë, duke iu referuar disa analizave konstaton probleme serioze nga ngordhja e gjallesave deri në ndotjen në nivele të larta nga shkarkimi i ujërave të zeza. Për Mit’hatin 68-vjeçar, Liqeni Artificial në kryeqytet është vendi ku ai kalon më shumë kohën sesa në shtëpinë e tij që e ka mes kaosit të trafikut, pranë Tiranës së Re. “Është si jetë e dytë këtu”-thotë ai teksa vijon-“shëtis shpesh sa të mundem, më parë edhe pëshkoja për qejf, por tani ka diçka që nuk shkon. Shoh shumë peshq të ngordhur dhe kanë vendosur tabela që nuk të lenë të peshkosh”-thotë ai për Faktoje.al, pa qenë në dijeni se aty ku ai kalon më shumë se...