Kosovë, operacion i madh antidrogë në Prishtinë, ndalohet shoferi i kamionit me 200 kg lëndë narkotike

Kosovë, operacion i madh antidrogë në Prishtinë, ndalohet shoferi i kamionit me 200 kg lëndë narkotike

Një person është arrestuar në rajonin e Prishtinës pasi në kamionin që ai po drejtonte janë gjetur dhe sekuestruar mbi 200 kilogramë substancë narkotike.  Sipas njoftimit zyrtar, me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës është arrestuar S.J., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.  Operacioni është zhvilluar nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale, ndërsa hetuesit po ndërmarrin veprimet e nevojshme hetimore në përputhje me Kodin e Procedurës Penale dhe ligjet në fuqi.  I dyshuari S.J. është ndaluar me vendim të Prokurorisë Speciale për një afat prej 48 orësh.  Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës kanë ritheksuar angazhimin e tyre të vazhdueshëm në luftimin e trafikimit...