Rekord fluturimesh këtë vit – Cilat janë destinacionet kryesore?

Rekord fluturimesh këtë vit – Cilat janë destinacionet kryesore?

Sipas të dhënave më të fundit të “Institutit të Statistikave”, në nëntë muajt e parë të vitit, në hapësirën ajrore shqiptare kanë fluturuar gjithsej rreth 315 mijë avionë, ku pjesën më të madhe e zë numri i mbikalimeve. Numri i fluturimeve në vendin tonë për nëntë muajt e parë të vitit është regjistruar në rreth 55 mijë. Numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore në nëntëmujorin e vitit 2025, është në rreth 9 milionë, me një rritje vjetore prej 8.5%, krahasuar me të njetën periudhë të një viti më parë. Sipas të dhënave zyrtare nga “Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës” Shtatori 2025 shënoi një tjetër muaj të fortë për Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, me 1.2 milionë pasagjerë, 7,044 fluturime dhe 105 destinacione në 32...