Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Siria njeh pavarësinë e Kosovës/ Berisha: Një arritje e re për shtetin kosovar
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas lajmit se Siria ka njohur zyrtarisht pavarësinë e Kosovës. Në një postim në rrjete sociale, Berisha e ka cilësuar këtë zhvillim si “një arritje të re të rëndësishme për shtetin e Kosovës”. ‘Një arritje e re e Kosovës! Siria njeh Kosovën. Të dashur miq, pas takimit të Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani me Presidentin e Sirisë Ahmed al-Sharaa, u njoftua se Siria njeh shtetin e pavarur të Kosovës. Urime Kosovës për këtë sukses të ri!’, shkruan kreu i PD-së Sali Berisha në postimin e tij në rrjetet sociale. Njohja nga Siria vjen pas një sërë përpjekjesh diplomatike të institucioneve të Kosovës për të zgjeruar numrin e vendeve që e njohin pavarësinë e saj. Vendimi i Sirisë...