Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Berisha të japë dorëheqjen dhe të hapë rrugën”/ Gjyli ‘shpërthen’ ashpër: Po mban peng partinë për interesat familjare
Pedagogia Arsejda Gjyli, e ftuar në një emision televiziv, ka kritikuar ashpër udhëheqësin e PD-së, Sali Berisha, duke e akuzuar se nuk vetëm që nuk lëshon kontrollin mbi partinë, por edhe pengon demokratizimin e brendshëm. Sipas Gjylit, Berisha mban peng një parti të tërë për të zgjidhur çështje personale dhe familjare, duke e përshkruar këtë si “autokraci të vërtetë”. Ajo shton se kjo sjellje pengon zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme brenda PD-së dhe nuk ofron asnjë alternativë qeverisëse. Në lidhje me çështjet ndërkombëtare, Gjyli vuri në dukje ndikimin që Amerika mund të ketë në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë edhe Shqipërinë, dhe theksoi se mbajtja peng e partisë nga Berisha është një nga arsyet kryesore për të cilën ai duhet të japë dorëheqjen....