Gjenden në bregun australian mesazhet në shishe të Luftës së Parë Botërore

Gjenden në bregun australian mesazhet në shishe të Luftës së Parë Botërore

Disa mesazhe në shishe të shkruara nga dy ushtarë australianë në vitin 1916 janë gjetur më shumë se një shekull më vonë në bregun jugperëndimor të Australisë. BBC raporton se shënimet u shkruan vetëm disa ditë pasi ushtarët nisën udhëtimin për t’u bashkuar në frontet e luftës në Francë gjatë Luftës së Parë Botërore. Njëri prej tyre, ushtari Malcolm Neville, i shkroi nënës së tij se ushqimi në bord ishte “shumë i mirë” dhe se ata ishin “të lumtur si Larry”. Disa muaj më vonë, ai u vra në aksion në moshën 28-vjeçare. Ushtari tjetër, William Harley, 37 vjeç, i mbijetoi luftës dhe u kthye në shtëpi. Letërkëmbimet iu dorëzuan pasardhësve të tyre, të cilët mbetën të tronditur nga zbulimi. BBC raporton se shishja me...