Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Meta: Indeksi i Sundimit të Ligjit 2025, përgatitur nga World Justice Project, konfirmon dështimin e thellë të Reformës në Drejtësi
Nga Ilir Meta- Indeksi i Sundimit të Ligjit 2025, përgatitur nga World Justice Project, konfirmon dështimin e thellë të Reformës në Drejtësi dhe “suksesin” e Ramaformës që e ka renditur Shqipërinë edhe pas Vietnamit komunist, sa i përket sundimit të ligjit. Shqipëria sot renditet më keq se një dekadë më parë në çdo tregues kryesor, nga lufta kundër korrupsionit, drejtësia penale e civile, nga rendi e siguria, te respektimi i të drejtat themelore, rënia e lirë është evidente. Nga vendi i 78-të sa i përket përhapjes së korrupsionit në vitin 2015, tani me krijimin e SPAK-ut jemi në vendin e 105 në botë, duke konfirmuar dështimin e plotë të kësaj strukture në luftën kundër korrupsionit. “Sukseset” e Ramaformës përputhen plotësisht me bindjen dhe perceptimin e...