Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
“Kishte frikë të auditonte punën e Kryeministrit”, kreu i KLSH: Punonjësi u largua nga puna, do i drejtohej…
kreu i kshl, arben shehu TIRANË- Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu, raportoi sot në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë, ku tregoi rastin e një punonjësi të KLSH që u largua nga puna, pasi kishte frikë të auditonte punën e Kryeministrit. Për shkak të frikës për pasojat, punonjësi është larguar nga institucioni. Gjithashtu, Shehu ka cituar edhe letrën që punonjësi i ka dërguar pas largimit. "Në një letër që më ka drejtuar, është shprehur se do t’iu kërkojmë institucioneve ndërkombëtare që mua personalisht (Kryetarit të KLSH) t’i jepet suporti i duhur për të audituar punën e Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, sepse siç shkruante “unë nuk kam mundësi për shkak të frikës që të auditoj punën e kryeministrit", tregoi Arben Shehu.