“Së shpejti do kemi yllin tonë të arkitekturës”/ Rama i përgjigjet kritikave për ndërtesat e ‘pazakonta’ në Tiranë: Ka shumë budallallëqe që fliten

“Së shpejti do kemi yllin tonë të arkitekturës”/ Rama i përgjigjet kritikave për ndërtesat e ‘pazakonta’ në Tiranë: Ka shumë budallallëqe që fliten

Në një intervistë për revistën më të famshme në botë të arkitekturës, “Dezeen”, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shpjeguar pse po i kushton kaq shumë vëmendje arkitekturës. Duke folur për “Dezeen” nga zyra e tij në Tiranë, Rama shprehu besimin e tij në fuqinë e arkitekturës për të bërë ndryshime pozitive në Shqipëri. “Unë besoj shumë te arkitektura dhe në fuqinë e saj për të ndikuar në mënyrën se si jetojmë”, tha ai. “Mendoj se për një vend si Shqipëria, arkitektura e mirë është një prani frymëzuese, është një burim energjie shtesë për shoqërinë dhe për mënyrën se si e parashikojmë të ardhmen tonë”, shton ai. Pak si e çuditshme për një udhëheqës botëror, Rama ka një interes të veçantë për arkitekturën, shkruan “Dezeen”....