Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Kërcënime me bomba në 47 shkolla në Shkup dhe Kumanovë, paralajmërimet rezultojnë të rreme
Në adresat e e-maileve te 47 institucione arsimore në Shkup dhe Kumanove kanë mbërritur kërcënime për bomba që sipas përmbajtjes së mesazhit do të aktivizoheshin mëngjesin e kësaj të mërkure. Nga Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut njoftuan se janë kryer kontrolle dhe konfirmuan se paralajmërimet kanë qenë të rreme. Dje rreth orës 18.00 është denoncuar se në emailet e 30 shkollave në Shkup dhe 17 në Kumanovë, kanë arritur mesazhe për pajisje eksplozive. Nga kontrollet konfirmohet se bëhet fjalë për denoncime të rreme. Një prej shkollave e cila u kontrollua e para, ishte shkolla “Hasan Prishtina” në Çair. Drejtoresha e kësaj shkolle njoftoi se policia mbërriti në institucion përpara se fëmijët të fillonin mësimin dhe nuk ka pasur nevojë për evakuim....