Burimi:
Observerkult.com
Foto © Observerkult.com
Letërkëmbimet e zjarrta të dashurisë mes Anais Nin dhe Henry Miller- ja çka i shkruanin njëri-tjetrit
E njohur për kontributin që dha në letërsinë erotike dhe ditarët që u kthyen në mësime jete, shkrimtarja franceze Anais Nin, jetoi një jetë të rrëmujshme mes stuhirave të dashurisë dhe vetmisë. Shënimet e saj, nga refleksionet personale e lidhjet intime, tek rrëfimi i marrëdhënies incestuale me të atin e deri në lidhjet martesore e jashtëmartesore kishin një qëllim: Udhëtimin e gjatë dhe të dhimbshëm drejt njohjes së vetvetes. ”M’u deshën 40-të vjet për të njohur veten”, është shprehur gjithnjë ajo. Por mes shumë lidhjeve që Nin kaloi përgjatë gjithë jetës, duke e përplasur dashurinë nga një burrë tek tjetri, vetëm një prej syresh ndikoi në stilin e saj të të shkruarit dhe ndjesisë të së ndjerit grua mes plotit dhe boshit. Shkrimtari amerikan Henry...