Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Djali vret me bastun babanë e moshuar
Një krim në familje është regjistruar në zonën e Iasmos, Rodope të Greqisë. Djali 51-vjeç akuzohet se ka vrarë babain e tij 82-vjeç. Trupi i pajetë it ë moshuarit u gjet këtë të mërkurë në banesën e tij. Policia ka arrestuar djalin dhe ndaj tij janë ngritur dy akuza, dhunë në familje dhe lëndime trupore. 51-vjeçari nuk akuzohet për vrasje, pasi sipas ekspertizës, i mnoshuari ka humbur jetën si pasojë e arrestit kardiak. Por sipas mediave greke, viktima ishte goditur rëndë në kokë nga djali i tij me një bastun, i cili u konfiskua nga policia. 51-vjeçari pritet të dalë para prokurorit, ndërsa sipas informacioneve ai raportohet se përballet me probleme serioze psikologjike ./vizionplus.tv