Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Berisha: Skapi i partisë bën pazar me dosjet, institucioni më i korruptuar në historinë e drejtësisë shqiptare
Duke folur në mbledhjen e grupit parlamentar të PD, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha akuzoi Edi Ramën dhe Xhorxh Soros se reforma në drejtësi ka dështuar plotësisht, duke e quajtur ‘katastrofën më të madhe institucionale në historinë e shtetit shqiptar’. Berisha tha se ‘të dhëna të padiskutueshme faktojnë dështimin e plotë, kolapsin e plotë të atij sistemi që u krijua në bazën e reformës së Xhorxh Sorosit’. Gjatë fjalës së tij, kryedemokrati akuzoi qeverinë se po përpiqet ‘me shpifje e mashtrime të mbulojë dështimin e tmerrshëm’, ndërsa solli shembuj konkretë për vonesa dhe korrupsion në sistemin e drejtësisë. Sipas tij, ‘në këtë vend, zbardhja e vendimit të gjykatës kërkon 1200 ditë, dhe shqiptarët tani presin 16 vite për një proces gjyqësor’. Lideri i opozitës...