Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Ministri belg i Mbrojtjes: Nëse sulmohet Brukseli, ne do ta rrafshojmë Moskën
Ministri belg i Mbrojtjes, Theo Francken, i ka dhënë një mbrojtje të fuqishme aleancës atlantike, duke pretenduar se NATO do ta “rrafshonte Moskën” nëse Rusia do të sulmonte Brukselin. Në një intervistë të gjerë në De Morgen, Francken preku një numër çështjesh strategjike të nxehta, duke përfshirë luftën në Ukrainë, mbrojtjen evropiane, luftën hibride dhe parandalimin bërthamor, transmeton Telegrafi. I pyetur nëse ka frikë se presidenti rus Vladimir Putin mund të niste një sulm me raketa konvencionale në Bruksel, përgjigjja e tij ishte e qartë: “Jo, sepse atëherë ai do të godasë zemrën e NATO-s, dhe pastaj ne do ta rrafshojmë Moskën”. Ai vazhdoi të shprehte mbështetje të fortë për udhëheqjen e SHBA-së në NATO dhe përsëriti besimin e tij në Nenin 5, klauzolën e...