Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Të Premten seanca në Kushtetuese për ankimimin, Drejtoria e Burgjeve: Morëm masa për transportin e Veliajt
Erion Veliaj pritet të paraqitet të premten në Gjykatën Kushtetuese ku do të shqyrtohet ankimimi i tij për vendimin e marrë nga qeveria për shkarkimin e tij nga detyra si kryetar i Bashkisë së Tiranës. Drejtoria e Burgjeve i është përgjigjur interesit të Report Tv, duke bërë me dije se nga ana e institucionit janë marrë të gjitha masat e nevojshme të parashikuara në protokollet e sigurisë, për të shoqëruar Veliajn nga paraburgimi i Durrësit drejt Gjykatës Kushtetutese. Theksohet se mbetet në vullnetin e Erion Veliajt nëse do të pranojë të marrë pjesë apo të pranojë të shoqërohet për në Gjykatën Kushtetuese ditën e premte, pra më datë 31 tetor. Kushtetuesja më datë 9 tetor i ka dërguar shkresë Erion Veliaj në qeli, si palë në proces, duke e pyetur nëse do që të jetë i pranishëm në seancë. Ndërkohë, më datë...