Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Berisha: SPAK, “mburojë” e korrupsionit, dosjet e zyrtarëve po mbyllen kundrejt rryshfetit
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, vijoi edhe këtë të mërkurë me sulmet ndaj institucioneve të drejtësisë. Nga selia blu, përpara deputetëve, kryedemokrati ngriti akuza se dosjet kriminale mbyllen kundrejt ryshfeteve. “Dosjet në Skap mbyllen kundrejt ryshfeteve. Prandaj dhe aty kthehen në turshi ato aty. Po. Zyrtarët që kanë vjedhur qytetarët, që janë bërë milionerë duke vjedhur qytetarët, kur shkojnë dosjet aty, i mbyllin nëpërmjet ryshfetit. Jashtë çdo lloj standardi. Pra, e vërteta është se dosjet mbyllen me qese parash dhe kjo është një gjë e tmerrshme për këtë vend.” Kreu i opozitës gjithashtu pretendoi se përfaqësuesit e drejtësisë ndikohen edhe nga eksponentët e qeverisë. “Në dy vite, sipas raportit të Altin Troplinit dhe të Prokurorit të Përgjithshëm, të paraqitura në parlament, janë dënuar gjithsej...