Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
BE certifikon Vettingun dhe SPAK/ Deklarata në Tiranë, vlerësim për negociatat, politikën e jashtme. Ka edhe detyra
Rezoluta thjesht e lexuar dhe jo e votuar nga palët për takimin të 20-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asocimit Shqipëri – Bashkimi Europian mbështet ambicien e Shqipërisë për të çuar përpara negociatat e anëtarësimit, e në veçanti ecurinë në hapjen e një numër të grup kapitujve negociues gjatë dymbëdhjetë muajve të fundit, me pritshmërinë për të hapur grupkapitullin e fundit të mbetur përpara përfundimit të vitit. Vlerësohet rreshtimi i plotë i Shqipërisë me politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE-së. Rezoluta e vë theksin në avancimin me luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar. Demokratja Jorida Tabaku foli për nevojën e avancimit të rrugëtimit europian të Shqipërisë. “Ne do të diskutojmë do të debatojmë jemi ballkanas shpeshherë me zë më të lartë me ton...