Komitetit Parlamentar BE-Shqipëri/ Opozita: Qeveri pa legjitimitet dhe e lidhur me krimin e organizuar

Komitetit Parlamentar BE-Shqipëri/ Opozita: Qeveri pa legjitimitet dhe e lidhur me krimin e organizuar

GJatë mbledhjes së Komitetit Parlamentar BE-Shqipëri, kreu i GP të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, vuri në dyshim thellësisht legjitimitetin e qeverisë aktuale, duke argumentuar se themeli i çdo qeverisjeje demokratike në Shqipëri është i cënuar. Duke iu referuar raportit të OSBE/ODIHR-it, Bardhi theksoi se zgjedhjet e fundit nuk ishin "as të lira, as të barabarta", çka sipas tij i heq parlamentit dhe qeverisë legjitimitetin demokratik. Ai shtoi se nga një qeveri që nuk buron nga vullneti i lirë i qytetarëve, nuk mund të pritet përgjegjshmëri dhe luftë e sinqertë kundër korrupsionit. Më tej, Bardhi solli në vëmendje akuza për lidhje të drejtpërdrejta mes qeverisë dhe krimit të organizuar. Ai përmendi një investigim të mediave italiane mbi një takim të fshehtë në ishullin Aruba, ku dyshohet...