Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Veteranët e UÇK protestë përpara Këshillit të Evropës në Strasburg, zbulohet data
Organizatat e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë njoftuar se më 16 nëntor do të zhvillojnë një protestë para Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në Strasburg. Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, bëri të ditur se protesta do të nisë në orën 13:00. “Shoqatat e dala nga lufta kanë vendosur që protesta e radhës të organizohet më 16 nëntor, para Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në Strasburg”, deklaroi Gucati gjatë një konference për media. Ky do të jetë tubimi i tretë i këtij lloji në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po përballen me drejtësinë ndërkombëtare. Më 17 tetor, në Tiranë u mbajt një protestë e madhe ku mijëra qytetarë kërkuan drejtësi për ish-udhëheqësit e UÇK-së, ndërsa...