Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Pamja e dobët e Ariana Grande-s rikthen spekulimet mbi shëndetin e saj!
Këngëtarja dhe aktorja Ariana Grande ka tërhequr sërish vëmendjen e mediave dhe fansave për shkak të pamjes së saj të dobët, pas paraqitjes në shfaqjen e filmit muzikor “Wicked: For Good”. Për këtë rast, Grande zgjodhi një fustan rozë të dizajnuar nga Andreas Kronthaler për markën Vivienne Westwood, i përbërë nga një bluzë me mëngë të gjata në ngjyrë të lehtë dhe një fund voluminoz në nuancën e ciklamenit. Flokët i kishte të kapura në topuz, ndërsa figura e saj tërhoqi menjëherë komentet në rrjetet sociale. Në Twitter, përdoruesit shprehën shqetësim se Ariana nuk duket e shëndetshme dhe disa sugjeruan se mund të ketë nevojë për ndihmë të menjëhershme. Këngëtarja ka mohuar në të kaluarën problemet shëndetësore, duke deklaruar se pamja e saj aktuale është...