Zhduket në Itali 35-vjeçarja shqiptare, nënë e dy vajzave. Alarmohen autoritetet

Zhduket në Itali 35-vjeçarja shqiptare, nënë e dy vajzave. Alarmohen autoritetet

Të mërkurën e javës që kaloi, të 22 tetorit, 35-vjeçarja shqiptare Floresha Prengu u largua herët në mëngjes nga banesa e saj në Trento të Italisë për të shkuar në punë si zakonisht, por nuk u kthye më në shtëpi, si zakonisht, në orën 17:00. 35-vjeçarja me origjinë shqiptare, është nënë e dy vajzave. Që prej asaj dite, sipas kallëzimit që ka bërë dhe bashkëshorti i saj, ajo rezulton e zhdukur. Për disa ditë me radhë, dhjetëra zjarrfikës, përfshirë edhe njësi lumore, kontrolluan zonën përgjatë lumit Adige për rreth 15 kilometra në drejtim të jugut të Trentit. Kërkimet u mbështetën edhe nga një helikopter që monitoronte zonën nga ajri, por pa rezultat. Pavarësisht kërkimeve intensive 35-vjeçarja rezulton ende e zhduk, familjarët e saj apelojnë për...