Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Kanosi me armë specialistin e Policisë së zonës, arrestohet 46-vjeçari në Durrës
Një 46-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit pasi kanosi me armë specialistin e Policisë së zonës. Dyshohet se 46-vjeçari ka zbritur nga automjeti, sapo ka parë specialistin e policisë së zonës, me shërbim, dhe e ka kanosur atë, me armën sportive që mbante pa leje. Nga verifikimet ka rezultuar se 46-vjeçari L. Sh. e drejtonte automjetin ku mbante armën, në gjendje të dehur. “Kanosi me armë, specialistin e Policisë së zonës, arrestohet 46-vjeçari. Sekuestrohen arma sportive (pistoletë) dhe automjeti që drejtonte ky shtetas, në gjendje të dehur. Pas njoftimit të një specialisti të Seksionit të Policimit në Komunitet të Komisariatit të Policisë Durrës, se në fshatin Katund Sukth, ishte kanosur me armë, shërbimet e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Durrës, të planëzuar...