Fredi Beleri flet greqisht në Tiranë/ Nxin Shqipërinë në mbledhjen e Stabilizim Asociimit, kërkon universitet grek, ankohet për lirinë e fesë

Fredi Beleri flet greqisht në Tiranë/ Nxin Shqipërinë në mbledhjen e Stabilizim Asociimit, kërkon universitet grek, ankohet për lirinë e fesë

Është mbajtur sot në Tiranë takimi i 20-të i komitetit parlamentar të Stabilizim Asociimit Shqipëri – Bashkimi Evropian. Në këtë tryezë ka qenë prezent edhe eurodeputeti tashmë i Greqisë Fredi Beleri, i cili fjalën e tij e parashtroi në greqisht. Beleri u drejtua me shumë kritika për Shqipërinë, kur tha se ‘duhet një universitet grek’ në Shqipëri, apo kur tha se ‘problem i madh mbetet liria e fesë’. “Nuk ka një parashikim se 95% janë për anëtarësim dhe duhet bërë më shumë. Një prej të drejtave është ajo për vetëvendosje. Në vitin 2017 qeveria shqiptare miratoi ligjin për pakicat dhe në vitin 2024 kishim ligje shtesë për çështjen e vetëvendosjes. Por u desh deri më tani që kjo të ndodhë. Nuk ka ndodhur asgjë deri...