Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Protestë para Ministrisë së Ekonomisë, minatorët e Spaçit kërkojnë të drejta sindikale dhe siguri në punë
Punonjësit e nëntokës në minierën e Spaçit e kanë transferuar këtë të mërkurë protestën e tyrë në Tiranë. Minatorët po protestojnë para Ministrisë së Ekonomisë e Inovacionit si ministria përgjegjëse për marrëdhëniet e punës. “Presioni për mbyllje apo konservim të aktivitetit mineral ka vetëm një përgjigje …përballje me ligjin shqiptar të aktivitetit minerar, Kodin e Punës dhe zbatimin e marrëveshjes koncensionare e cila fatkeqësisht është në një terr të plotë informativ për publikun, punëtorët dhe qytetarët”, thonë minatorët dhe sindikata. Minatorët kërkojnë njohjen zyrtare të sindikatës dhe nënshkrimin e kontratës kolektive të punës, të cilat, sipas tyre, janë thelbësore për garantimin e kushteve më të mira të punës dhe të drejtave të tyre. Nga ana tjetër, kompania turke “Tete Albania”, e cila administron minierën, nuk ka...