‘Fati i Peleshit’? Dy raporte në Kuvend-PD kërkon shkarkimin e kryeparlamentarit! PS: Të rrëzohet kërkesa

‘Fati i Peleshit’? Dy raporte në Kuvend-PD kërkon shkarkimin e kryeparlamentarit! PS: Të rrëzohet kërkesa

Niko Peleshi TIRANË-Nesër në seancën plenare do të merret vendimi për shkarkimin ose jo të kryetarit të Kuvendit Niko Peleshi. PD me anë të një raporti akuzon Peleshin për shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit, si dhe për sjellje të njëanshme politike në drejtimin e punimeve parlamentare, në favor të Partisë Socialiste dhe Kryeministrit Edi Rama. Opozita rendit 5 shkelje që janë shkak për ndërprerjen e mandatit te kryeparlamentarit, në dy seanca të 16 dhe 18 tetorit atë ku u njoftua Ndryshimi i rregullores që çoi në shtimin e komisioneve të përhershme parlamentare dhe mos-realizimi i debatit parlamentar për programin qeverisës 'Rama 4'. "Kryetari i Kuvendit ka njoftuar se për projektvendimin për disa ndryshime në Rregulloren e Kuvendit nuk do të ketë diskutime, çka është kontestuar...