Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
“Mos e prek kalin se është i acaruar sot”, zbardhet deklarata e autorit të vrasjes së 42-vjeçarit në Berat
“Mos e prek kalin se është i acaruar sot”, ka qenë kjo fraza e përdorur nga Kristo Mema, autori i vrasjes së Keli Hoxhës ditën e djeshme në Kalanë e Beratit. Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se autori i ngjarjes, 63-vjeçari Kristo Mema (alias Kastriot Hoxha), pasi ka parë shtetasin Keli Hoxha që preku me dorë kalin i ka thënë që mos ta prekte më, pasi kali, sipas tij, nuk ishte mirë dhe ishte i acaruar. Autori i ngjarjes ka dëshmuar në polici se pasi i ka thënë këtë frazë viktimës, ky i fundit e ka ofenduar. Autori ka rrëfyer më tej se pas ofendimeve, në gjaknxehtësi e sipër, ka nxjerrë thikën që e mbante fshehur në samarin e kalit dhe e ka qëlluar...