Vrau turistin nga Tirana për një foto, zbulohet e shkuara e Kristo Memës, i dënuar 25 vite burg në Greqi

Vrau turistin nga Tirana për një foto, zbulohet e shkuara e Kristo Memës, i dënuar 25 vite burg në Greqi

Kronikë E Mërkurë, 29 Tetor 2025 10:26 Një ngjarje e rëndë tronditi vendin dje ku mos pagesa për një foto me kalin, i mori jetën një 42-vjeçari në Tiranë. Viktima, Keli Hoxha ishte me nënën, bashkëshorten dhe dy fëmijët pranë kalasë së Beratit, ku i bërë foto fëmijëve me kalin dhe nuk pagoi para. Për këtë shkak, ka nisur debati mes tij dhe pronarit të kalit, Kristo Mema alias Kastriot Hoxha, 63 vjeç, i cili e qëlloi me thikë turistin nga Tirana, në sy të familjarëve të tij. Autori i ngjarjes, i cili u arrestua në një shpellë pak orë pas vrasjes, rezulton me precedent penal edhe në shtetin fqinj, Greqi. Ai është 25 vite burg për vrasje, të kryer rreth 25 vite më parë....