Vrasja e 36-vjeçarit te “Komuna e Parisit”/ Dëshmia e autorit: Më ngacmonte! Kolegët: S’është e vërtetë

Vrasja e 36-vjeçarit te “Komuna e Parisit”/ Dëshmia e autorit: Më ngacmonte! Kolegët: S’është e vërtetë

Autori i vrasjes së Indrit Ismaillarit, Filip Shehu para uniformave blu në dëshminë e tij ka deklaruar se viktima e ngacmonte gjithë kohës. Por ky pretendim i 41-vjeçarit nuk ka bindur policinë pasi ka marrë dhe dëshmitë e personave të tjerë të stafit të cilët kanë mohuar që midis Shehut dhe Ismaillarit të ketë pasur konflikte. Madje sipas tyre, 36-vjeçari ishte tip jo problematik dhe kishte 5 vite që punonte në lokal ndërkohë që Filip Shehu kishte ardhur pas tij në punë. Filip Shehu u arrestua në flagrancë menjëherë pas ngjarjes, ndërsa nga verifikimet ka rezultuar se ai është i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.