Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Sa për të furnizuar një ushtri! Zbulohet furgoni me armatim në qendër të Tiranës (Video)
Policia ka zbuluar një sasi të madhe armatimi në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë. Blutë gjetën një furgon brenda të cilit kishte 23 armë zjarri, 5 prej tyre me snajper, 1 silenciator, 17 krehra me municion luftarak, celularë dhe pajisje për shpërthime në distancë, pajisje për bllokimin e valëve, uniforma si të Policisë dhe sende të tjera të kundërligjshme. Në pranga është vënë 34-vjeçari Eugert Sina, teksa janë shpallur në kërkim dhe 2 persona të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Gjatë operacionit në rrugën “Myslym Shyri” u gjetën: -12 armë zjarri pistoletë të markave “Beretta”, “Glock”, “Rex Delta”, “Ruger-57” dhe “Tanfoglio”; -6 armë zjarri automatike; -5 armë zjarri me tytë të gjatë (me shënjestër optike, të ngjashme me snajper); -1 silenciator; -17 krehra...