Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
VIDEO / “Gëzo me Engjëjt Leandro!” Ditë zie në gjimnazin “Ali Demi” në Vlorë
Në gjimnazin “Ali Demi” të Vlorës ku mësonte Leandro Shametaj, 17-vjeçari që humbi tragjikisht jetën një ditë më parë pasi u përplas nga një automjet me shpejtësi, ka rënë heshtja. Në klasën ku bënin mësim, Lenadro dhe vëllai i tij Dejvi është vendosur një tabelë e madhe që shkruan “Gëzo me Engjëjt Lenadro!”. Në klasat ku bënin mësim dy vëllezërit binjak, Leandro që humbi jetën dhe Dejvi nuk ka më sot as nxënës, pasi ata nuk mund të mungonin në ceremoninë mortore të 17-vjeçarit. Nxënës të klasës së tij dhe ato paralele kanë shkuar sot për të përcjellë për në banesën e fundit Leandron mikun e tyre. Në gjimnazin më të madh të Vlorës, sot mund të konsiderohet ditë zie.