Burimi:
Observerkult.com
Foto © Observerkult.com
Pse po ikin shqiptarët nga vendi?
Nga Dom Gjergj Meta Ishte krejt e kuptueshme se me rënien e komunizmit, regjimit që e izoloi Shqipërinë për 45 vite me radhë, një pjesë e mirë e shqiptarëve, sidomos e të rinjve, do të largoheshin nga Shqipëria. Dëshira për liri dhe afërsia gjeografike e Evropës (nëpërmjet Italisë) në krahasim me vendet e tjera komuniste, e lehtësonte mërgimin e shqiptarëve drejt saj, duke bërë që Evropa të shndërrohej në destinacionin e natyrshëm të shqiptarëve. Ajo që ndodhi në atë moment fillestar ishte gati e vetvetishme. Po ashtu, edhe ikjet me gomone në vitet 1990 e pothuajse deri në fillim të viteve 2000, janë deri diku të kuptueshme si përzgjatje e eksodit të vitit ‘90-‘91. Kurse ajo që ngjau më vonë, veçanërisht këto vitet e fundit,...