Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Trump merr dhuratë një kurorë në Korenë e Jugut, zotohet të ulë tensionet mes Seulit dhe Phenianit
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump , tha se pret të ketë një “takim të shkëlqyer” me homologun e tij kinez Xi Jinping, pak para se të mbërrijë sot në Korenë e Jugut, ku do të ketë një drekë pune me Presidentin Lee Jae-myung. Trump u nis nga Tokio, ku ndodhej për një vizitë dy-ditore, dhe mbërriti sot në qytetin e Koresë së Jugut, Gyeongju, për të marrë pjesë në samitin e Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC). Duke folur nga Air Force One, Trump tha se priste të kishte një “takim të shkëlqyer” me Xi të enjten, gjatë të cilit “do të zgjidhen shumë çështje”. “Kemi folur me ta dhe nuk do të improvizojmë në këtë takim (…) Mendoj se do të arrijmë një rezultat shumë të...