Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Krizë politike në Gjeorgji, pushteti kërkon ndalimin e tri partive opozitare properëndimore
Partia në pushtet në Gjeorgji, Ëndrra Gjeorgjiane, i ka kërkuar Gjykatës Kushtetuese të vendit të ndalojë tri partitë më të mëdha opozitare, që kanë qëndrim të fuqishëm properëndimor, tha një anëtar i lartë i këtij subjekti. Shalva Papaushvili tha se partitë “praktikisht dhe vazhdimisht e mohojnë legjitimitetin e brendshëm, ashtu edhe atë të jashtëm politik të Qeverisë aktuale dhe partisë në pushtet të Gjeorgjisë, rrjedhimisht edhe kushtetutshmërinë e saj”. Tri partitë opozitare – Koalicioni për Ndryshim, Lëvizja e Bashkuar Kombëtare dhe blloku Gjeorgjia e Fortë-Lelo – “paraqesin kërcënim real për rendin kushtetues”, tha Papaushvili më 28 tetor. “Kërkesa jonë përmban prova se këto parti politike udhëhiqen nga qëllime antikushtetuese”, u shpreh Papushvili. Papuashvili tha se vendimi u mor edhe bazuar në madhësinë dhe ndikimin e...