‘Shteti funksionon në errësirë’/ Kele: Mungesa e një source të hapur, e kthen Diellën në projekt me risk institucional, të pakontrollueshëm

‘Shteti funksionon në errësirë’/ Kele: Mungesa e një source të hapur, e kthen Diellën në projekt me risk institucional, të pakontrollueshëm

Në analizën e saj, ekspertja e teknologjisë Denisa Kele e cilësoi projektin qeveritar Diella si një 'meme teknologjike', një koncept që duket modern në sipërfaqe por që fsheh problematika të thella. Shqetësimi kryesor i saj lidhet me buxhetin e planifikuar prej 200 milionë eurosh, një shifër që ajo e konsideron të ekzagjeruar për funksionalitetet e premtuara. Megjithatë, thelbi i kritikës së Keles qëndron te vendimi për ta ndërtuar Diellën si një sistem me kod të mbyllur ('closed-source'). Ajo shpjegon se kjo do të thotë që askush jashtë një rrethi të vogël nuk do të ketë mundësi të verifikojë se si funksionon saktësisht algoritmi, si programohet apo cilat udhëzime i jepen. 'Kur kodi është i mbyllur, ne përballemi me një kuti të zezë. Nuk kemi asnjë ide...