Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Pse në Rusi po ulen shpërblimet për ushtarët që nënshkruajnë për të luftuar në Ukrainë?
Një numër gjithnjë e më i madh i vendeve në Rusi po i ulin ndjeshëm shpërblimet për burrat që me vetëdëshirë nënshkruajnë për të luftuar në Ukrainë. Kjo që tregon si telashet buxhetore të shkaktuara nga ekonomia e dobësuar e Rusisë, ashtu edhe ndryshimet në prioritetet e forcave të armatosura. Në javët e fundit, të paktën tetë rajone, kryesisht në rajonin qendror të Vollgës, por edhe në rajonin e gjerë subarktik të Jamal-Nenets, i kanë ulur pagesat që u jepen burrave që nënshkruajnë kontrata për t’iu bashkuar ushtrisë. Kjo përfshin edhe rajonin e Samarës, ku vullnetarët e rinj - të njohur gjerësisht si “kontraktniki” - tani marrin vetëm 400.000 rubla, apo rreth 5.000 dollarë, në momentin e nënshkrimit, më pak se një maksimum prej 3.6...