Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“SPAK po heton një deputet të opozitës”, gazetari: Ka kallëzim me emër konkret
Gazetari Eni Ferhati, teksa ka folur në lidhje me raportimin e kreut të SPAK në Parlament, tha se ka informacion se një deputet aktual i Partisë Demokratike është në fazën e hetimeve paraprake, pasi ndaj tij është bërë një kallëzim penal. “Ka një kallëzim penal konkret në SPAK për një deputet të Partisë Demokratike, i cili është në fazën e hetimeve paraprake. Ai madje i ka drejtuar pyetje zotit Dumani në Parlament, por unë nuk do të përmend emra. Nuk bëhet fjalë për Flamur Nokën. Bëhet fjalë për një kallëzim konkret për një deputet të opozitës”, tha Ferhati. Gazetari shtoi se, përveç këtij rasti, në SPAK janë regjistruar edhe disa çështje të tjera që po hetohen pa emra konkretë personash, por mbi bazën e veprave...