Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Tabaku: Qeveria fabrikon shifra, ndërsa Eurostat tregoi realitetin se 55% e shqiptarëve nuk mbyllin dot muajin
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar ndaj deklaratave të qeverisë për gjendjen ekonomike të vendit, duke theksuar se propaganda zyrtare është në kontrast të plotë me realitetin e përditshëm të qytetarëve shqiptarë. “Qeveria që gjithë ditën fabrikon shifra e merret me propagandë, sot ankohet pse i referohemi shifrave të Eurostatit,” u shpreh Tabaku, duke nënvizuar se raporti i Eurostatit është një fakt i qartë që ngre një shqetësim real për jetesën e shqiptarëve. Sipas saj, të dhënat tregojnë se 55% e shqiptarëve nuk e mbyllin dot muajin, ndërsa ekonomia familjare është e goditur nga disa faktorë: të ardhurat në rënie, taksat e rritura dhe rritja e çmimeve të produkteve bazë. “Sot, 40% e buxhetit familjar shkon vetëm për ushqim,” theksoi ajo. Deputetja e...