Faza e parë mbyllet me tre finale, në tre fusha…cilësore

Faza e parë mbyllet me tre finale, në tre fusha…cilësore

Stadiumet “Flamurtari”, “Elbasan Arena” dhe “Air Albania Stadium” ofrojnë cilësi maksimale. Këtë të mërkurë Abissnet Superiore ka në program 3 ndeshjet e fundit të javës së nëntë. Do të nisë me Flamurtari-Vllaznia në orën 17:00 për të vijuar me dy supersfidat Tirana-AF Elbasani dhe Dinamo- Partizani me start orën 19:30. Në Vlorë presin kthesën e madhe për fitoren e parë. Kura Moriero edhe pse skuadra po qaset më mirë ende nuk ka dhënë efekt pasi nën drejtimin e tij në dy takime janë regjistruar 2 humbje. E ndërsa sot do të duhet të përballet me Vllazninë kryesuese, vështirësia rritet ndjeshëm. Ndërkohë në 19:30, Dinamo pret në Elbasan, Partizanin. Dy skuadrat e kryeqytetit vijnë nga momenti i mirë duke premtuar një sfidë të pasur me tregues...