4.7 mln euro mashtrime me Call Center, GJKKO jep vendimin për 16 persona; 8 vite burg për “kokën” e grupit

4.7 mln euro mashtrime me Call Center, GJKKO jep vendimin për 16 persona; 8 vite burg për “kokën” e grupit

Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka dhënë vendimin për një nga çështjet më të mëdha të mashtrimit kompjuterik në vend, ku janë dënuar 16 persona. Të pandehurit janë: Bruno Çobo, Elisa Çaçi (Caci), Gilbert Palushani, Aldo Pasku, Bruno Gjika, Rezarta Ibrahimi (Çaçi), Valbona Abedinaj, Erion Kastrati, Orland Cani, Florjan Bregu, Hamit Dobi, Greta Gjoci (Pepa), Gjin Shelnishta, Antoneta Malo (Pepkolaj), Silvana Veliu dhe Mojsi Zuna. Sipas njoftimit zyrtar të gjykatës, Prokuroria e Posaçme (SPAK) kishte kërkuar gjykimin e tyre për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik” dhe “Grup të strukturuar kriminal”. Gjykimi u zhvillua me procedurë të shkurtuar, ndërsa trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët Flojera Davidhi, Irena Gjoka dhe Erjon Bani, shpalli vendimin nr. 66, datë 27 tetor 2025. Në përfundim të procesit, gjykata vendosi dënime që...