Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj: Rihapim gjuetinë në mënyrë të kontrolluar
Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj prezantoi dje projektligjin e ri “Për gjuetinë”, i cili synon zhvillimin e qëndrueshëm të kësaj veprimtarie, duke ruajtur faunën e egër, biodiversitetin dhe ekuilibrin ekologjik të ekosistemeve natyrore. Gjatë diskutimit të projektligjit në Komisionin për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural, ministri Jaupaj theksoi se ligji përcakton rregullat dhe kërkesat për ushtrimin e gjuetisë, përfshin masa për monitorimin dhe kontrollin e saj, si dhe krijon konceptin e ri të “menaxherit të zonës së gjuetisë”, i cili do të menaxhojë dhe organizojë aktivitetin në mënyrë profesionale dhe të ligjshme. Sipas ministrit, vendimi për të propozuar këtë legjislacion të ri, që parashikon rihapjen e gjuetisë në mënyrë të kontrolluar, bazohet në të dhënat e monitorimit të faunës së egër në vend, ku është...