Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
ILD – hallkë tjetër dështake e reformës në drejtësi
Nga Bujar Leskaj Reforma në drejtësi synonte që Inspektori i Lartë i Drejtësisë (ILD), i cili duhej të ishte një prej mekanizmave kyç për përgjegjshmërinë dhe etikën e gjyqtarëve e prokurorëve, çka parashikohej edhe në nenet 147 pika d, dh, e, ë e Kushtetutës, të realizohej plotësisht. Mirëpo, edhe gjatë vitit 2024, puna e këtij institucioni është shoqëruar me vonesa, mosfunksionalitet të plotë dhe mungesë ndikimi real në forcimin e integritetit të sistemit gjyqësor, në veçanti të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Nëse do të bënim një analizë të këtij institucioni sipas “3E-ve” ,eficiencës, ekonomicitetit dhe efektivitetit, atëherë Inspektori i Lartë i Drejtësisë do të “mbetej në klasë”. Po jap disa shifra të thjeshta: në faqen 13 të raportit konfirmohet se gjysma e ankesave mbarten nga viti...