Dështojnë bisedimet e paqes midis Afganistanit dhe Pakistanit

Dështojnë bisedimet e paqes midis Afganistanit dhe Pakistanit

Negociatat midis Afganistanit dhe Pakistanit që synonin arritjen e një armëpushimi të qëndrueshëm pas sulmeve të fundit vdekjeprurëse në kufirin e të dy vendeve kanë përfunduar pa rezultate. Ministri Pakistanez i Informacionit, Attaullah Tarar në një postim në platformën X u shpreh se Afganistani nuk dha garanci. “Fatkeqësisht, pala afgane nuk dha garanci dhe iu drejtua një loje fajësimi, shmangieje dhe dredhish”, tha Tarar. Pas katër ditësh bisedimesh në Stamboll, të ndërmjetësuara nga Katari dhe Turqia, ministri pakistanez shtoi se dialogu nuk mundi të çonte në një zgjidhje të realizueshme. Të dy palët kishin ranë dakord së fundmi në Doha për një armëpushim pas ditësh luftimesh që vranë dhjetëra njerëz, në valën më të keqe të dhunës që nga rikthimi i talebanëve në pushtet në...